Çmendet Interi, 90 milionë euro për yllin e Barcelonës
Një lajm bombastik vjen nga Spanja, teksa gazeta "Sport" ben me dije se Interi ofron plot 90 milion euro për mesfushorin e Barcelonës Ivan Raktic.

Inter është i gatshëm të heqë klauzolën prej 120 milionë eurove që ka Rakitic me Barcelonën.

Për më tepër Inter do ti ofrojë lojtarit një pagë prej 5 milionë neto në sezon, një shifër e afërt me atë që merr te Barcelona.

Pas dështimit me afrimin e Modric verën e kaluar duket se Interi me ardhjen e Marottës në krye do të përgatisë një skuadër të fortë që është e denjë të konkurojë për trofe. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2019, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori