Çmendet Joshua, nuk ngopet me para para se të përballet me Wilder
Pëlqej
Meçi thuhet se do të fillojnë bisedimet, është ai në mes Anthony Joshua dhe Deontay Wilder. Nga shtypi britanik u raportua se promotori Eddie Hearn i kishte dërguar një ofertë prej 13 milionë dollarëve Deontay Wilder që të përballet me Joshua, mirëpo vet promotori personalisht e mohoi këtë lajm pastaj.

Kjo përballje thuhet se do të zhvillohet gjatë verës, dhe përfitimet për dy boksierët mund të shkojnë deri në 100 milionë dollarë dhe me një ndarje 50/50, por palët kanë rënë dakord të pajtohen edhe me 40%-shin e asaj shume.

“Nëse bëhet fjalë për një meç që paguhet 100 milionë dollarë dhe ekipi i Wilder janë të lumtur që ata të marrin 40% të shumës, kurse pjesa ime të jetë 60%, atëherë unë po them se, ma jepni gjysmën e asaj shume, pra 50 milionë dollarë dhe betohem se nesër do ta pranoja meçin”, tha Joshua, raporton insporti.

“Por, ata (ekipi i Deontay Wilder) nuk janë duke bërë oferta të tilla të mëdha për këtë meç dhe vetëm janë duke folur kotë, për këtë arsye nuk mund ta marrë si serioze, pasi po them edhe njëherë, sikur të ishte ajo shumë e madhe në pyetje, nesër do ta pranoja përballjen”, deklaroi Anthony Joshua.

“Në anën tjetër, ne i kemi ofruar një ofertë serioze dhe të mirë, por ata në vend se të na përgjigjen në mënyrë profesionale, po e dërgojnë këtë çështje në rrjetet sociale duke përmendur shifra të paqena, vetëm sa për të bërë bujë. Unë mendoj se në aspektin historik të boksit, kjo luftë duhet të ndodh dhe nuk do të ishte në rregull për këtë kohë dhe titujt që mbajmë të dy, që të mos ndodhte”, përfundoi intervistën e tij Joshua. /albeu.com/

Shtuar më 12/04/2018, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori