Çmendet Liverpool, 40 milionë sterlina për Benzema
Pëlqej
Krejt ndryshe nga cfarë mendonin tifozët skuadra e Liverpoolit është duke vuajtur ndjeshëm në këtë fillim sezoni dhe largimi i Luis Suarez duket se ka lënë një boshllëk që është tepër i vështirë për t’u mbyllur nga dikush tjetër.

Drejtuesit e "The Reds" besuan fillimisht se do të ishin të aftë të zëvendësonin sulmuesin uruguajan me futbollistët e ardhur nga Southamptoni Rickie Lambert e Adam Lallana, ndërsa vetëm një javë përpara sesa të mbyllej kjo periudhë e transferimeve të verës në shërbim të trajnerit Brendan Rodgers u vu gjithashtu edhe sulmuesi problematik Mario Balotelli.

Sipas "Daily Star" Liverpool po interesohet për të marrë sulmuesin francez Karim Benzema që në janarin e ardhshëm. 26-vjeçari me origjinë algjeriane është një pikë fikse në sulmin e përfaqësueses së Francës, megjithatë nuk mund të thuhet e njëjta gjë përsa i përket pozitave të tij te Real Madrid.

Benzema vlerësohet me rreth 40 milionë stërlina dhe ai ishte në radarët e klubit nga “Merseyside” që këtë verë, por drejtuesit e Realit nuk dëshironin aspak që të privoheshin nga shërbimet e tij, sidomos pas momentit kur Barcelona u forcua së tepërmi në aspektin ofensiv me një lojtar si Luis Suarez. /albeu.com/



Shtuar më 27/09/2014, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori