Çmendet Maradona, shikon se si kërcen në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Diego Armando Maradona është padiskutim një nga trajnerët më “të papjekur” të futbollit. Ashtu si futbollist edhe në rolin e trajnerit shpeshherë Maradona tregohet jo serioz.

“El Pibe de Oro” drejton skuadrën e Dorados në Meksikë dhe ndeshjen e fundit e fitoi me rezultatin 2-0 me gola në minutat e 91 dhe 94.

Pas ndeshjes Maradona është parë në dhomat e zhveshjes që nën tingujt e një kënge latine fillon të kërcejë me lojtarët e skuadrës së tij.
Shtuar më 01/10/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori