Çmendet Mourinho, ja çfarë i kërkon Realit për Hazard
Jose Mourinho i ka mbyllur derën Real Madrid për transferimin e belgut Eden Hazard. "Nëse doni Hazard më jepni Ronaldon dhe 200 milionë paund", ka thënë tekniku portugez.

Belgu është objektiv i shumë klubeve. përfshirë edhe Realin, por "Special One" nuk ka ndër mend të privohet nga ai.

Me rikthimin e Mourinhos te Chelsea, Hazard është një nga futbollistët që është aktivizuar më shumë nga ish trajneri i Real Madrid, madje me golat dhe asistet e tij sulmuesi belg është duke udhëhequr londinezët drejt fitimit të titullit kampion në Premier League.

Sipas Mourinhos, Hazard është një nga futbollistët më të mirë të Botës, dhe 52-vjeçari mendon se talenti i Chelsea, vlen më tepër se lojtarë të tillë si Gareth Bale, Cristiano Ronaldo dhe James Rodriguez. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori