Çmendet Presidenti i Tottenhamit, vlera e Ericsenit kalon atë të Neymarit
Ka mjaftuar një tripletë, në ndeshjen deçizive me Irlandën, që danezi Eriksen të kthehet në njeriun e momentit. Mesfushori i Tottenhamit ka zgjuar menjëherë interesin e shumë klubeve, të cilat po bëhen gati të investojnë shuma të mëdha për të bërë të vetin futbollistin.

Por, duket se te Tottenham po përgatisin një ‘mur’ të lartë për të mos lejuar largimin e danezit. Bëhet fjalë për çmimin e kartonit të tij, që sipas presidentit të skuadrës angleze, është plot 225 milionë euro, pra më i lartë se vlera që PSG-ja pagoi për transferimin e Neymar-it.

“Nëse PSG pagoi 222 milionë euro për Neymar-in, atëherë Eriksen vlen 225”, u shpreh presidenti i Tottenham, Daniel Levy, duke fiksuar çmimin e talentit danez. /Albeu.com/
Shtuar më 17/11/2017, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori