"Çmendet" PSG, ofron 90 milion euro për brazilianin e Napolit
Paris Saint Germain nuk di të ndalet. Kampionët francezë duan të transferojnë mesfushorin e Napolit Allan, teksa janë të gatshëm të ofrojën deri në 90 milon euro për ta afruar brazilianin në Park de Princes.

Në fakt PSG-ja e kërkoi dhe në janar mesfushorin që më pas u detyrua të blerë nga Zenit Paredes-in.

Skuadra e Tuchel këmbuli fort me Allan por De Laurentiis dhe Ancelotti kishin kundërshtuar largimin.

Oferta në janar ishte reth 60 milionë, shumë më pak se ajo që Napoli kishte ndërmend ta shishte.

Sipas thashethemeve të fundit që vijnë nga burime shumë afër Paris Saint Germain, tani mund të arrijmë në një ofertë prej 90 milionë plus 10 bonuse, një shifër që mund të tundojë presidenin e Napolit De Laurentiis. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2019, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori