"Çmendet" Ramos, golazo në stërvitje (VIDEO)
Spanja është gatio për sfidën eleminatore për Botërorin 2014 ndaj Bjellorusisë, ndeshje cila do të luhet sonte në ora 22.00 në Palma De Mallorca. Pas spektaklit që dhuruan ditë më parë Isco, Xavi Hernandez dhe Iker Casillas, gjatë stërvitjes së djeshme të kampionëve të Botës dhe Europës protagonist ka qënë mbrojtësi i Real Madrid Sergio Ramos.


Spanjolli ka qënë autor i dy golave spektakolarë. Të parin e realizoi me thembër, ndërsa të dytin me goditje fluturimthi, duke mos i dhënë rast portierit dhe shokut të skuadrës te Reali Iker Casillas të bëjë diçka. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori