"Çmendet" Reali, 500 milion euro për 3 yje
Reali i Madridit nuk është në nivelin e sezonit të kaluar dhe tashmë në verë kërkon të rikthehet fuqishëm për të konkuruar sërish mes më të mirve sidomos pas ardhjes se Zidane.

Florentino Perez ka bërë gati plot 500 milionë euro për të ndërhyrë fuqishëm në merkaton e verës.

Gazeta prestigjoze franceze "L’Equipe" ka zbardhur tre yje që janë në në listën e Zidane.

I pari në listën e dëshirave të Los Blancos është sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, të cilin presidenti i Realit nuk arriti të bindë në verën e vitit 2017 kur u largua nga Monaco.

Një ofertë rekord botëror prej 280 milionë është diskutuar për të bërë për fituesin e Kupës së Botës.

I dyti në listë është ylli i Chelseat, Eden Hazard. Çështja kryesore për këtë marrëveshje është arritja e marrëveshjes me klubin londinez.

Emri i tretë në listën e transferimeve është mesfushori francez i Manchester United Paul Pogba.

Vetëm javën e kaluar Pogba deklaroi: “Jam i lumtur në Manchester, por Madridi është një klub që të gjithë ëndërrojnë
Shtuar më 28/03/2019, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori