“Çmendet” Takaj, 20 mln pas Bylisit
Presidenti i korçarëve Ardian Takaj e ka ndjekur ndeshjen Skënderbeu-Tirana (2-1), në tribunën VIP, duke respektuar homologun e tij nga kryeqyteti Refik Halili. Duke folur pas ndeshjes për rëndësinë e trimufit të katërt radhazi, ai theksoi se e priste e priste që ndaj bardhebluve të ishte një takim kaq i forte dhe e priste përmbysjen e rezultatit.

“Sikundër e patë ishte një ndeshje mjaft e vështirë, por arritën të merrenim tri pikët dhe kjo është e rëndësishme për ne. Jo se u trembëm kur Tirana shënoi shpejt, por të vjen keq kur pëson gola të tillë.

Kreu i kuqebardhëve korçarë do ta vlerësonte në rritje paraqitjen e Skënderbeut, ku nga kënaqësia do të bënte edhe një premtim, paksa të “çmendur” për futbollin shqiptar.

“Fituesit do të shpërblehem pas këtyre sukseseve. Do të jenë 20 milionë lekjë të vjetra për ekipin, nëse fitojnë edhe në Ballsh.

Duhet të bëjmë edhe fitoren e pestë, për të qenë të qetë në krye të renditjes. Kam besim se gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve edhe në transfertë”, do të deklaronte ai, sipas “Panorama Sport”.
Shtuar më 22/09/2015, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori