"Çmendet" Tottenham: 12 milionë + Soldado për Guarin
Pëlqej
Fredy Guarin është pikëpyetja e madhe e merkatos së Interit. Në orët në vazhdim në duart e zikaltërve mund të vijë oferta e parë e vërtetë për mesfushorin kolumbian. Sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport", Tottenham është gati të japë 12 milionë euro plus kartonin e sulmuesit spanjoll Roberto Soldado.

Por Erick Thohir do 18 milionë euro kesh për të mbyllur shpenzimet e merkatos së verës. Dhe për më tepër që me ardhjen e Osvaldos problemet me sulmin duken të mbyllura.

Priten zhvillime të reja në orët dhe ditët në vazhdim. /albeu.com/


Shtuar më 13/08/2014, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori