"Çmendet" Tottenham: Doni Bale? Paguani 100 mln Paund
Kush dëshiron shërbimet e Gareth Bale duhet të derdhë 100 milionë paund në arkën e Tottenham. Eshtë ky çmimi i kripur i fiksuar nga presidenti i Spurs-ve, Daniel Levy i cili synon që të frikësojë klubet që kërkojnë shërbimet e uellsianit me qëllimin për ta mbajtur lojtarin edhe 1 vit në Angli.

Duke parë insistimin e Real Madrid, Bayern Munchen dhe Manchester City, "Gjelat" e Londrës synojnë ta mbajnë lojtarin më të mirë të ekipit por në rast se një nga këta klubet është gati të bëjë çmendurinë duke paguar këtë shifër të çmendur, Levy mund të ndryshojë mendje duke e lënë të lire dhe njëkohësisht duke e bërë këtë operacion, si historiken dhe më të shtrenjtën në botën e futbollit.

Krahas 100 milionë paundëve, ajo që mund të bëjë të ndryshojë mendje ekipin anglez është edhe kualifikimi në Champions League i Tottenham. Në rast se dështon, atëherë Gareth Bale mund të kërkojë largimin dhe kësaj radhe çmimi nuk do jetë kaq i lartë pasi siç raporton "The Sun", uellsiani do t’i kërkojë vetë shoqërisë ta shesë në një skuadër elitare, me Bayern Munchen e Real Madrid në krye të dëshirave të tij. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2013, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori