"Çmendet" United, ja sa i ofron CR7-ës
Pëlqej
Në Angli janë të sigurtë: Manchester United nuk heq dorë nga Cristiano Ronaldo. Të mbështetur në dëshirën e lojtarit për ta vazhduar karrierën te "Djajtë e Kuq" drejtuesit e shoqërisë britanike përpiqen ta joshin me oferta faraonike. Sipas "Daily Express", oferta më e fundit në adresë të "Topit të Artë 2013" është 18 milionë euro në sezon, 1 milionë më shumë se paga që ai përfiton aktualisht te "Los Blancos".

Ky lajm pason atë të pak ditëve më parë të publikuar në "Daily Mail" ku theksohej se Manchester United i kishte ofruar 70 milionë euro Realit për të transferuar në "Old Trafford" lojtarin, i cili vazhdon të ndjellë nostalgji në radhët e tifozëve.

Një arsye që e bën më të besueshme hipotezën e bashkimit të lojtarit me skuadrën angleze është edhe fakti se agjenti i tij është Jorge Mendes, i njëjti që punoi për transferimin e Di Marias dhe Falcaos në te Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori