Çmendet United, projekton blerjen më të madhe në histori
Manchester United është gati që të bëjë blerjen më të bujshme në historinë e futbollit duke marrë Lionel Messi nga Barcelona.

Tabloidi “Daily Mail”, shkruan se drejtuesit e United kanë pasur dy takime gjatë muajit të fundit me njerëz pranë klubit të Barcelonës dhe sulmuesit argjentinas, duke u njohur me mundësitë e transferimit të argjentinasit në “Old Trafford”.

Nëse arrihet akordi për të bërë këtë super lëvizje, është e parashikuar për sezonin 2017-18, ku “djajtë” synojnë të rikthehen në Champions League nën drejtimin e Jose Mourinho.

Kontrata e Messit skadon në vitin 2018, ndërkohë që "pleshti" ende nuk ka vendosur për ta rinovuar atë./albeu.com/


Shtuar më 04/06/2016, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori