"Çmenduri" e Perez për Bale
Gareth Bale
Real Madrid nuk heq dorë nga Gareth Bale. Florentino Perez është i gatshëm të bëjë çmendurira për talentin uellsian të Tottenham. Sipas asaj që shkruan "Daily Mail", presidenti i "Los Blancos" mund të ofrojë një shifër deri në 50 milionë euro për kartonin e lojtarit klubit londinez, i cili deri tani nuk ka lënë shumë hapësira për tratativa.

Presidenti i "Gjelave" Daniel Levy i ka vënë një klauzolë prej 100 milionë eurosh Bale dhe Perez mendon që përveç 50 milionëve ti ofrojë Tottenham edhe kartonin e Gonzalo Higuain ose Angel Di Maria. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2013, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori