Çmenduria e rradhës nga Boateng irriton Bayernin, organizon festë të parakohshme
Bayern Munich, kampioni në fuqi i Gjermanisë, do të presë Borussia Dortmund këtë të shtunë, kryesuesja aktuale e Bundesliga-s. Kjo do të jetë sfida që mund të vendosë titullin, por lojtarët e Bayern kanë vendosur të festojnë, pavarësisht nga rezultati i sfidës.

"Independent" ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi i bavarezëve, Jerome Boateng, ka organizuar një festë për ekipin pas "Klassiker" dhe ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga klubi.

"Nuk kemi dëshirë të ndërhyjmë në jetën private të lojtarëve, - ka thënë Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern, - por të gjithë duhet të përqendrohemi te futbollit".

"Unë nuk do ta kisha bërë kurrë një gjë të tillë, veçanërisht duke mos e ditur se cili do të jetë rezultati i ndeshjes. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë, por nëse ai do të më kishte kërkuar një këshillë, unë do t'i kisha thënë të mos e bënte". /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2019, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori