Te Paris Saint Germain nuk njohin limite. Pasi blen David Luiz nga
Chelsea për rreth 60 milionë
euro, klubi i sheikut Nasser Al-Khelaifi është gati të bëjë "çmendurinë" e radhës në merkato.
Kampionët e Francës pëlqejnë shumë
belgun Eden
Hazard dhe për këtë janë gati t’i ofrojnë plot 73 milionë
euro "Bluve" të Londrës. Një ofertë kjo 2-fish më e lartë se ajo e fillimit.
Me një shifër të tillë,
Chelsea vështirë se mund të thotë "jo". /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2014,
ora 15:40