E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Çmenduria e tifozëve të Genoa-s kur mësuan se mungon Ronaldo
Juventus u mund nga Genoa, duke marrë humbjen e parë për këtë sezon. Gjithsesi në këtë ndeshje mungoi Cristiano Ronaldo, i cili u la pushim për shkak të numrit të lartë të ndeshjeve që ka zhvilluar.

Para fillimit të ndeshjes një pjesë e tifozëveGenoa-s kanë protestuar duke kërkuar që të iu rikthehen paratë që kanë shpenzuar për të blerë biletën e kësaj sfide.

Arsyetimi? Nuk është CR7, nuk duam të shkojmë në stadium.

Megjithatë klubi nuk bëri asnjë lëshim në këtë drejtim dhe të gjithë ishin prezent në shkallët e “Luigi Ferraris” duke shijuar një fitore të madhe.
Shtuar më 17/03/2019, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori