Çmimet e FIFA-s, kush do të shpallet lojtari më i mirë i vitit 2020?
Sot në orën 19:00 në Zyrih do të mbahet ceremonia e dhënies së çmimeve për më të mirët e vitit 2020.

FIFA do të zgjedhë lojtarin/en, trajnerin/en, portierin/en dhe golin më të mirë të vitit 2020.

Për lojtarin më të mirë Levandovski, fituesi i Champions-it të fundit, do të sfidojë Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin.

LISTA E NDARJES SË ÇMIMEVE

Futbollisti më i mirë i vitit – Levandovski (Bajern Mynih), Kristiano Ronaldo (Juventus), Mesi (Barcelona)

Portieri më i mirë i vitit – Nojer (Bajern Mynih), Alison (Liverpul), Oblak (Atletiko Madrid)

Trajneri më i mirë i vitit – Flik (Bajern Mynih), Bielsa (Lids), Klop (Liverpul)

Pushkas, Goli më i bukur i vitit – De Arraskaeta (Flamengo), Son (Totenhem), Suarez (Barcelona)

Futbollistja më e mirë e vitit – Harder (Danimarka), Renard (Lion), Bronze (Mançester Siti)

Portierja më e mirë e vitit – Buhadi (Lion), Neher (Çikago Red Stars), Endler (PSG)

Trajnerja më e mirë e vitit – Hejes (Çelsi), Veso (Lion), Uigmen (Hollanda)
Shtuar më 17/12/2020, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori