Çmimet në La Liga, ja fituesit (FOTO LAJM)

Portieri më i mirë - Iker Casillas (R.Madrid)
La Liga, në një manifestim gala, ka dorëzuar çmimet për sezonin që la pas 2011-2012 për protagonistët kryesorë të saj. Edhe këtu është i pranishëm dueli Barcelona-Real Madrid, përveç të riut të Malaga, Isco, ndërkohë që bie në sy mungesa e Cristiano Ronaldos, i cili nuk ka fituar asnjë trofe.

Ylli argjentinas Lionel Messi është zgjedhur futbollisti më i mirë i sezonit, ndërsa Casillas, Sergio Ramos dhe Xabi Alonso kanë qënë tre fituesit për "Los Blancos" si: portieri, mbrojtësi dhe mesfushori qëndror më i mirë.

Futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Andres Iniesta, është zgjedhur "mesfushori më i mirë në La Liga". Fantazisti blaugrana mundi në finale emra të mëdhenjë si: Xavi Hernandez apo Xabi Alonso.

Pas fitimit të çmimit "Lojtari më i mirë UEFA", "Lojtari më i mirë i Euro 2012" ky është çmimi i rradhës për Andres Iniestan, futbollist me një karrierë mbresëlënëse, i cili është edhe pretendent për fitimin e "Topit të Artë".

Ndërkohë trajneri më i mirë është shpallur Pep Guardiola. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2012, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori