Çmimi "Sportisit i Vitit" shikon të mposhtur dyshen Ronaldo-Messi nga emri i ri kampion bote
Pëlqej
Viti 2017 nuk ka më të njëjtët rivalë për çmimin "Sportisti i Vitit" duke qenë me vite me radhë rivalë Ronaldo dhe Messi këtë vit fituesi është një tjetër sportist i ri, Antony Joshua.

27-vjeçari mori dje çmimin e Sportistit të Vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga GQ.

Në këtë ceremoni, Joshua u shoqërua nga një tjetër emër i boksit britanik, ish-kampioni i WBA, David Haye, i cili e uroi për çmimin.

“Urime kampionit Anthony Joshua, i cili e fitoi çmimin e sportistit të vitit nga GQ. Po ashtu, vëllai i madh Idris Elba ishte aty që gjërat të shkonin qetë dhe me stil!”, ka shkruar Haye në Instagram. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori