Çmimin e meritonte Ronaldo, jo Iniesta
Zëvendëstrajneri i Real Madrid, Aitor Karanka, ka ndezur duelin me Barcelonën, ndërsa u shpreh se nuk është dakord me fituesin e çmimit të "Lojtarit më të mirë të Europës". Këtë trofe e mori lojtari katalanas Andres Iniesta, por për zv. teknikun ai që e meritonte ishte një madrilen.

"Është e qartë që unë do të doja që këtë çmim ta merrte Cristiano Ronaldo jo vetëm, sepse është lojtar imi, por për faktin se ka bërë një sezon të madh. Megjithatë, kënaqem me faktin që e fitoi një lojtar spanjoll”", tha Karanka në konferencë për shtyp, ndërsa tekniku Jose Mourinho udhëtoi në Angli, ku pa takimin e kundërshtarëve të Europës, Manchester City përballë QPR.

Ai më pas foli edhe se si do të funksionojë skuadra me Ronaldon dhe me blerjen e re, Luka Modriç. "Do të shikojmë se si ata do të kuptohen në stërvitje, sidomos në rastin e Cristianos. Vërej një entuziazëm të madh te Luka për të luajtur dhe stërvitur. Është bukur kur në skuadër vijnë njerëz të rinj me shumë entuziazëm, ashtu siç ai e tregoi ndaj Barcelonës", vijoi Karanka.

Zvendëstekniku foli edhe për situatën e Kaka. Sipas tij, lojtari duhet që të punojë pasi, përderisa ai po qëndron në skuadër, është i rëndësishëm dhe i dobishëm. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2012, ora 18:37
Barcelona
e Dielë 2 Shtator 2012, Ora 22:58
hahhahahah Ronaldo kurr se ka meritu topin e art para Iniestes ai eshte nje maniken i lodht :D
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori