Cole mund të qëndrojë tek Lille
Joe Cole ka pranuar se do të konsiderojë mundësinë e qëndrimit tek ekipi kampion aktual i Francës, Lille pas skadimit të periudhës së huazimit në fund të këtij sezoni.

Mesfushori do të kalojë sezonin me kampionin në fuqi të Ligue 1 pas humbjes së statusit të titullarit në Liverpool. Cole, nuk ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit të mëtutjeshëm në Lille.

"Mund të mbetem në Lille. Nëse ata janë të kënaqur me mua, dhe anasjelltas, nuk ka pse të mos ndodh. Ky është një ekip me shpirt të madh. Më pëlqen të luaj këtu", tha Cole. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori