Coloccini, ndërhyrje "vrasëse" ndaj Suarez (VIDEO)
Faulli i kapitenit të Newcastle Fabrizio Coloccinit ndaj sulmuesit të Liverpool Luis Suarez gjatë ndeshjes së djeshme në "Anfield Road" po shkakton edhe sot diskutime. Mbrojtësi argjentinas u ndëshkua mennjëherë me karton të kuq nga arbitri pas sinjalizimit të anësorit por trajneri Pardew i ka dalë në mbrojtje.

"Kam parë shumë imazhe të tilla dhe nuk mendoj se është një ndërhyrje shumë e ashpër", deklaroi menaxheri i Newcastle.

Pavarësisht fjalëve të teknikut, pamjet që ofron videoja e mësipërme tregojnë se ndërhyrja e argjentinasit ka qënë me të vërtetë brutale dhe nuk ka patur aspak si synim topin.

Liverpool - Newcastle u mbyll në barazim 1-1. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2012, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori