"Come on Engalnd", Mourinho tifozi i flaktë i Tre Luanve në Kupën e Botës (VIDEO)
Jose Mourinho ka bërë parashikimet e tij për fazën e grupeve në Botëror, derisa ka favorizuar Anglinë si favarite për ta kaluar e para grupin para Belgjikës.

Tre Luanët janë në një grup me Belgjikën, Panamanë dhe Tunizinë, por trajneri i Manchester United beson që djemtë e Gareth Southgate kanë kualitet të mjaftueshëm që të kalojnë si të parët në grup dhe të takohen me Poloninë në 1/16 e finales.

“Com on England”, ka brohoritur Mourinho para kamerave të RT derisa ka thënë se padyshim Anglia do të këtë sukses këtë Botëror.

Argjentina po ashtu pritet që të jetë e para në grup sipas Mourinhos, i cili parashikon që Lionel Messi të shkojë larg me Albicelestet edhe gjatë eliminimit direkt.

“Mendojë që nëse kanë fat do të jenë të parët”, ka thënë Mourinho duke shtuar se Nigeria do të jetë e dyta në Grupin D, para Kroacisë dhe Islandës që do të eliminohen.

Befasisht, ish trajneri i Real Madridit beson që Spanja nuk do të jetë më e mirë se Portugalia në grupin e tyre, që do të thotë se Atdheu i tij do të mund të luaj më Uruguai në 1/16 e finales.

Megjithatë, ai ka treguar që Portugalia do të shkojë larg në këtë garë duke theksuar “Do ju tregojë më vonë se pse unë jam totalisht portugez”.

Mourinho ka po ashtu probleme të përcaktojë se kush do ta fitojë Grupin H, por Senegali dhe Polonia janë favorit sipas tij para Japonisë dhe Kolumbisë që i konsideron më fat nëse kalojnë në fazën tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori