Conor McGregor arrestohet në Korsikë, këto janë akuazat
Ylli i UFC-së, Conor McGregor është arrestuar në Korsikë për sjellje të pahijshme dhe ngacmim seksual

Sipas AFP-së, irlandezi është ndaluar nga policia në Korsikë të Francës.

Në një komunikatë të zyrës së prokurorit lexohet: "Pas një denoncimi në 10 shtator për akte që mund të përshkruhen si ngacmim seksual, zoti Conor Anthony McGregor është subjekt i shoqërimit në polici".

Nuk janë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Conor McGregor i mohon akuzat. Ai është marrë në pyetje dhe është liruar," i tha zëdhënësi McGregor "TMZ-s".

Shtuar më 13/09/2020, ora 08:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori