Conor McGregor fotografohet me bukuroshen shqiptare, por fansat e akuzojnë për prishje martese (FOTO LAJM)

Rita Ora dhe Conor McGregor kanë qenë të dy të pranishëm në një mbrëmje ku shpërndaheshin çmimet e modës në Britani natën e kaluar.

Ata kanë kaluar disa momente në shoqërinë e njëri-tjetrit përgjatë mbrëmjes dhe madje kanë shkrepur edhe një foto së bashku, shkruan Albeu.com.

foto Rita shfaqet tepër provokative duke kafshuar buzën dhe duke shkelur syrin, ndërsa në mbishkrimin e fotos ka shkruar “takim njohjeje”.

Shumë persona në rrjetet sociale nuk e kanë pritur aspak mirë këtë foto dhe reagimet kanë qenë goxha kritike, sepse McGregor është i martuar dhe është edhe babai i një djali.

Irlandezi njihet si një burrë i devotshëm ndaj gruas së tij, me të cilën është që nga viti 2008. Prandaj e gjithë faji ka rënë mbi bukuroshen shqiptare, e cila ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje, nëse ka vërtet diçka mes të dyve apo bëhet fjalë vetëm për një keqkuptim. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2017, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori