Conte akoma nuk ka hequr dorë nga Lukaku
Chelsea ka barzuar ofertën e Manchester United për 75 milionë euro për sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku. Belgu është përfolur për një lëvizje pothuajse zyrtare në Manchester United.

Por Chelsea ka refuzuar të pranojë humbjen në ofertën e tyre për ta rikthyer lojtarin në Stamford Bridge. Ata ende shpresojnë se mund të mundin rivalët e tyre të Premier Ligës për nënshkrimin e Lukaku, përcjell Albeu.com.

Antonio Conte u la i zemëruar. United kishte kërcyer në garën për objektivin e tij Lukaku. Por Conte i tha klubit të tij të hidhen më fuqishëm për belgun dhe mendon se do ta ngrejë dhe çmimin për të arritur tek ai. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2017, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori