Conte bën llogaritë e fundit para ndeshjes me Kopenhagenin
Fabio Quagliarella (Juventus)
Në prag të debutimit në Ligën e Kampioneve për këtë sezon, tekniku i Juventusit Antonio Conte vendos të bëjë ndryshime për ndeshjen kundër Kopenhagenit e cila do të zhvillohet të martën.

Në repartin difensiv, Barzagli pritet që ta nisë nga pankina pasi ka lënë pas dëmtimin dhe rendimenti i tij ka qenë i mirë, por nuk do të rrezikohet ndaj danezëve. Në vend të tij pritet të luajë Ogbona, që do të bëjë kështu debutimin si titullar me Juventusin. Në sulmin e bardhezinjve Fabio Quagliarella është favorit për të zëvendësuar Vucinic. Malazezi nuk luajti mirë në San Siro dhe është i destinuar të parkohet në stol për dy ndeshjet në vijim. Ndeshja me danezët nuk do të jetë e lehtë për juventinët. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori