Conte beson se Interi është ende në garë për fitimin e kampionatit
Inter renditet në vendin e tretët në Serie A, teksa u rikthyen në aksion me një fitore 2:1 ndaj Sampdorias të dielën mbrëma, ndeshje kjo që ishte shtyrë në muajin mars shkaku i koronavirusit.

Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez shënuan për Interin, në dy aksione që ishin të ndërtuara mira nga skuadra e Antonio Contes.

"Këtë mbrëmje ne nuk kishim zgjidhje tjetër përveç të fitonim, në mënyrë që të mbyllnim hendekun në gjashtë pikë", ka deklaruar Conte pas ndeshjes.

"Ne ushqejmë shpresën se mund të arrijmë diçka të jashtëzakonshme", ka shtuar ai.

"Është e vërtetë që ne mund të kishim mbyllur më herët duke finalizuar shanset tona, por përkundrazi pranuam në përpjekjen e parë të Sampdorias dhe u shqetësuam pak. Ishte një performancë e mirë, sidoqoftë".

"Shpresoj se këto ndeshje të na ndihmojnë të kuptojmë se ne duhet të vrasim, në kuptimin sportiv, kundërshtarin dhe të vrasim ndeshjen kur kemi mundësinë".

Inter xhiron tjetërSerie A pret në shtëpi Sassuolon.
Shtuar më 22/06/2020, ora 08:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori