Conte-Capello, replika në distancë
Një kritikë e Fabio Capello-s për metodat dhe sjelljet e trajnerit Antonio Conte me futbollistët e tij, ka ndezur një debat të gjërë në futbollin italian, ku tashmë janë përfshirë edhe aktorë të tjerë të këtij sporti.

Capello kritikoi Conte-n pas takimit Verona-Juventus, të javës së kaluar. Takimi u mbyll me rezultatin 2-2 dhe si ndëshkim, trajneri i bardhezinjëve u hoqi ditën e pushimit lojtarëve të tij.

Duke komentuar këtë vendim, ish-trajneri i Juventusit dhe aktualisht trajner i kombëtares ruse, të cilën do ta drejtojë edhe në botërorin e Brazilit, tha se nuk mund ta kuptojë dicka të tillë. Ata futbollistë, tha ai, janë që të gjithë profesionistë dhe me ta flitet, nuk dënohen.

Conte u kundërpërgjigj se për suksesin e metodave të tij flasin rezultatet në fushë. I pari që ka dalë në krah të trajnerit të bardhezinjëve është mbrojtësi Leonardo Bonucci.

"Ky Juventus është një skuadër që respekton trajnerin dhe ky është fati ynë", tha ai.

Por ish-drejtuesi i bardhezinjëve, figura qëndrore e skandalit "Calciopoli", Moggi del hapur kundër Conte-s">Conte-s dhe mbështet Capello-n. Rezultatet e dy skuadrave, të Juventusit të Don Fabio-s dhe të Juventusit të Conte-s">Conte-s janë në të njëjtën linjë, por për "Don Lucianon"…

"Dhjetë ndeshje të luajnë, të dhjeta Juventusi i Fabio Capello-s do t’i fitonte ndaj Juventusit të Antonio Conte-s">Conte-s", thotë ai. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2014, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori