Conte dëshiron futbollistin e Chelseat, gati oferta
Inter po përgatitet për blerjen e disa lojtarëve në merkaton e janarit,, të cilët do i vijnë në ndihmë trajnerit Conte për vazhdimin e sezonit shumë impenjues.

Shumë emra qarkullojnë në orbitën e zikaltërve dhe së fundmi është shtuar një tjetër. Bëhet fjalë për futbollistin e Chelseat, Markos Alonso, me të cilën Conte ka punuar te londinezët.

Siç raporton "Fcinteresnews.it", Interi do tentojë ta afrojë lojtarin që në merkaton e janarit, që të ndihmojë menjëherë skuadrën, e cila në shumë ndeshje ngec për zgjidhje.


Nga ana tjetër Markos Alonso pritet të largohet nga Chelsea, pasi janë ngushtuar hapësirat për të dhe nuk po luan më si tutullar.
Shtuar më 08/12/2019, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori