Conte dhuron laptopë për studentët e mjekësisë në luftën kundër koronavirusit
Antonio Conte u është bashkuar një numri të madh të sportistëve dhe trajnerëve për të luftuar kundër koronavirusit.

Trajneri i Interit thuhet se ka blerë 12 laptope për studentët e mjekësisë në luftë kundër coronavirusit në Torino.

Conte ka dërguar pajisjet në Universitetin ‘Regina Margherita’, ndërsa lajmin e ka konfirmuar edhe rektorja Tiziana Catenazzo.

"Ne jemi takuar me Antonio Conte dhe gruan e tij Elizabeth dje dhe kemi biseduar për vështirësitë që po kalon reparti i neuropsikiatrisë", ka thënë ajo.

"Shkaku i emergjencës nga coronavirusi, studentët e mjekësisë kanë mbetur pa mësuar pasi profesorët janë në karatin".

"Me këta laptopë, ne do të jemi në gjendje që të paktën të zhvillojmë mësimet online dhe të mbajë studentët në rrjedhat e detyrave", ka shtuar më tej Catenazzo.
Shtuar më 28/03/2020, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori