"Conte do qëndrojë gjatë te Juve"
Prej disa javësh emri i Antonio Contes po qarkullon në mediat angleze si trajneri që mund të pasojë Sir Alex Ferguson në 2015 te Manchester United apo edhe në stolin e Real Madrid. Për të larguar këto zëra mendon Beppe Marotta i cili deklaron me bindje se Conte është i lidhur me projektin e presidentit Andrea Agnelli.

"Interesi i klubeve të mëdha për teknikun tone tregon që Juventusi krahas faktit që ka shumë lojtarë të zotë ka edhe një trajneri shumë të mirë dhe ky është një motiv që na bën krenar. Por besoj se Conte ka një ADN të forte bardhezi dhe ndihet i lidhur me këtë klub, e them me bindje", u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Juventus.

Drejtuesi bardhezi konfirmoi se Conte nuk ka arsye të largohet dhe shtoi se për vitet e ardhshme tekniku do të qëndrojë te "Zonjën e Vjetër". /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2013, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori