Conte drejt Bayern Munich
Bayern Munchen duket se do t’i ndajë rrugët me Niko Kovac në fund të sezonit.

Kroati arriti ta rikthente Bayernin në krye të Bundesligës, mirëpo u eliminua nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave në Gjermani dhe në Itali, Antonio Conte pritet të jetë trajneri i ri i bavarezëve.

Trajneri italian është aktualisht i papunë, pas shkarkimit nga Chelsea në verën e kaluar.

Conte është i gatshëm të rikthehet në futboll, teksa kërkohet edhe nga Roma dhe Interi.
Shtuar më 16/04/2019, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori