"TuttoSport" në numrin e saj të djeshëm i jepte një hapësirë të konsiderueshme një prej prapaskenave më interesante të merkatos së Juventus. Bëhet fjalë për francezin Paul
Pogba dhe mënyrën se si Antonio
Conte u bind për ta sjellë nga Manchester United.
Në muajin prill tekniku puljez kishte takuar talentin francez duke i treguar një
video të bardhezinjëve.
Conte i kishte shpjeguar
Pogba se si donte ta vendoste në fushën e lojës; ose përkrah ose si zëvëndësues i Andrea Pirlo.
Në përfundim të takimit mesfushori i tha "po" Juventusit dhe deri në zyrtarizimin e transferimit nuk ndryshoi asnjëherë mendje edhe pse kërkesat për të ishin të shumta. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2012,
ora 12:34