Conte e do tek Chelsea? Ja si i përgjigjet Vidal
Mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal dëshiron që të luajë dhe për disa vite të tjera te Bayerni, edhe pse po kërkohet me ngulm nga Chelsea.

29-vjeçari iu bashkua gjigantit bavarez në verën e vitit 2015 nga Juventus, skuadër në të cilin shkëlqeu për 4 sezone. E ardhmja e tij është në qendër të vëmendjes gjatë muajve të fundit, për shkak të interesit të madh të Contes.

Pavarësisht marrëdhënieve, Vidal këmbëngul se ai është i lumtur në Gjermani .

"Këto janë vetëm thashetheme që janë në zhvillim të shpejtë. Në fund të fundit, kam luajtur katër vite shumë të suksesshme nën drejtimin e trajnerit Conte te Juventus.

Por, nuk ka asnjë arsye për mua që të largohet nga Bayern. E vesh këtë fanellë me krenari. Ndihem i lumtur, gruaja ime ndihet e lumtur, dhe fëmijët janë të lumtur. Kam objektiva të tjera të mëdha këtu për të arritur", ka thënë Vidal për SportBild .

Shtuar më 15/02/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori