E FUNDIT/ Plagosje me armë në Shkodër
Conte e nis me fitore te Interi (VIDEO)


Brozovic dhe Sensi kanë shënuar në fitoren e parë parasezonale të Interit, që e mposhti 2-1 Luganon.

Antonio Conte e ka nisur me këmbë të mbarë te Interi, duke regjistruar fitoren e parë. Zikaltrit triumfuan 2-1 në miqësore ndaj Luganos, e para në vargun e të shumtave që do t’i kenë në përgatitjet për sezonin e ri 2019/20.

Fillimisht, shënoi Stefano Sensi në minutën e 25’, i cili debutoi në mënyrën më të mirë te Interi.

Kurse për 2-0 realizoi mesfushori tjetër, Marcelo Brozovic. Ai shënoi në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat bënë shumë ndryshime dhe u shënuan vetëm edhe një gol, ai i nderit nga vendasit.

Ishte futbollisti shqiptar, Leotrim Kryeziu, ai që shënoi për Luganonmiqësore kundër Interit.

Shqiptari shënoi për rezultatin përfundimtar 1-2 në minutën e 87’.
Shtuar më 14/07/2019, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori