Conte: Ekipi duhet të menaxhojë rezultatin e lojës
Pëlqej
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, por ka kërkuar më shumë përqëndrim në menaxhimin e rezultatit.

Antonio Conte pas takimit u shfaq në konferencën për shtyp mjaft i zhgënjyer.

“Duhet të jemi të zhgënjyer për rezultatin final. Ekipi duhet t’i menaxhojë situatat më mirë, me pjekuri t’i marrë tri pikët”, tha fillimisht Conte.

“Anglia është i vetmi vend ku kaq shumë ekipe që luftojnë për vendet e para dhe ne duhet të kuptojmë rrezikun e të përqëndrohemi drejt synimeve tona”.

“Anulimi i golit të Moratas ësthë arsyeja pse jam pro implementimit të VAR-it në Premier League”, përfundoi italiani. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2018, ora 00:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori