Conte ëndërron Immobilen, Conte mendon për t'ia bërë dhuratë
Chelsea dhe pronari Roman Abramovich thuhet se shpreson të mbajë Antonio Conte të lumtur me një goditje për sulmuesin në formë të Lazios, Ciro Immobile.

Sipas mediumit britanik The Sun, pronari i Chelseat, Abramovich, “po përpiqet të sjellë” ImmobilenStamford Bridge pasi Conte sugjeroi se ai do të plotësonte Alvaro Moratën në mënyrë perfekte në sulm.

Marrëdhëniet mes Bluve dhe ish-trajnerit të Italisë janë në nivele të ulëta kohëve të fundit, shpjegon gazeta, pasi mungesa e transferimeve të verës u pasua nga një fillim i dobët i sezonin. Pavarësisht klubit kinez Shanghai SIPG që ka bërë një ofertë prej 70 milionë eurosh, The Sun njofton se Chelsea mund t’i ofroj klubit italian për 27-vjeçarin një ofertë në rajon të 60 milionë eurosh.

Megjithatë, kampionët e Ligës Premier nuk janë të përgatitur për të përmbushur atë çmim të kërkuar, edhe pse ata mund të ofrojnë lojtarë në shkëmbim. Immobile luajti nën urdhrat e Contes në Juventus, por u dërgua shpejt në Pescara si huazim, përpara se të shitet në Torino nëpërmjet Genoas.

Conte e sheh Immobilen si partner ideal të Moratas.
The Sun raporton gjithashtu se Carlo Ancelotti mund të kthehet në Stamford Bridge në rast se largohet shoku i tij italian.

Në rast shitje të Immobiles, ky do të ishte një fitim i madh për skuadrën e Lazios pasi kanë paguar më pak se 20 milionë euro për blerjen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2017, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori