E FUNDIT/ Shënohet viktima e 10 nga koronavirusi në Shqipëri
Conte: Eriksen kishte shumë mundësi, por zgjodhi Interin
Interi ka marrë tre barazime në tre ndeshjet e fundit te Serie A duke e komplikuar disi situatën edhe pse janë vetëm 3 pikë nga Juventusi kryesues.

Në mesjavë "zikaltërit" eleminuan Fiorentinën nga Kupa e Italisë dhe sollën në skuadër një lojtar të madh si Eriksen, duke bërë që skuadra të vijë me një moral të lartë në ndeshjen e kësaj fundjave.

Trajneri Conte do të duhet ti bëjë llogaritë pas disa lojtarë kryësorë si Martinez të pezulluar dhe Sensi Gagliardini të dëmtuar.

"Ndaj Udineses kemi rikuperuar Brozovic, ndonëse nuk mund të them me siguri nëse do të luajë nga minuta e parë, ndërsa mbetet e njëjtë situata për Sensin e Gagliardinin. Në sulm nuk do të kemi Lautaron, por jam i sigurt që Espozito dhe Sanchez mund ta zëvendësojnë shumë mirë, kushdo që të luajë", deklaroi tekniku zikaltër.

Sa i përket danezit Eriksen, Conte foli me superlativa, duke vlerësuar edhe gjendjen e tij të mirë fizike, ndërsa shtoi se tani do të jetë koha ajo që do të tregojë nëse ky Inter mund të pretendojë për objektiva madhorë.

"Eriksen është një lojtar i një niveli të lartë, që kishte shumë mundësi zgjedhjeje, por vendosi të vijë te Interi. Ka luajtur pak, por ka një formë fizike mjaft të mirë dhe do të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën tonë. Është një lojtar shumë inteligjent dhe krijues, që ka kapur shumë shpejt porositë tona gjatë seancave stërvitore dhe po përfshihet në idenë që kemi për lojën. Me lojtarët e ardhur në janar, kemi shtuar ndjeshëm eksperiencën dhe cilësinë, ndërsa tani koha do të tregojë nëse mund të pretendojmë për më shumë", tha Antonio Conte. /albeu.com/

Shtuar më 01/02/2020, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori