Trajneri I Interit, Antonio
Conte, ka zhvilluar një konferencë për shtyp një ditë përpara ndeshjes ndaj
Udinese në Serie A.
Cotne thotë se Neroazurët janë në rrugën e duhur me fitoren ndaj Juventusit, por thotë gjithashtu se nuk duhet nënvlerësuar një skuadër sikurse
Udinese.
Javën e kaluar, Interi i Contes e ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-0, ndërsa nesër do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të ardhshme ndaj
Udinese në Dacia Arena.
“Ju nuk duhet të luani kundër askujt pa pasur seriozitet të lartë, sidomos jo ndaj
Udinese. Ata kanë një skuadër shumë të mirë dhe janë mirë të strukturuar”, tha ai gjatë konferencës për shtyp.
I pyetur për garën e titullit,
Conte u përgjigj se për momentin janë duke menduar vetëm për Udinesen dhe janë të gatshëm për t’u ndeshur me ta.
“Ne kemi filluar një rrugëtim të gjatë dhe jemi përmirësuar në çdo aspekt të mundshëm, kemi qëndrim të mirë gjatë këtyre ndeshjeve”, tha trajneri zikaltërve.
“Ne duhet të mendojmë për suksesin e qëndrueshëm e të vazhdueshëm, i cili në fund mund të na fitojë diçka të rëndësishme”, përfundoi
Conte.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 19:59