Conte flet pas fitores me përmbysje: E rëndësishme pas zhgënjimit të Dortmund-it
Trajneri i Inter-it, Antonio Conte, ka komentuar fitoren 2-1 me përmbysje të arritur kundër Verona-s në intervistën e dhënë pas ndeshjes për Sky Sport.

"Përgjigjja e sotme ka qenë e rëndësishme pas zhgënjimit të Dortmund-it. Sot ndeshja nisi keq, Verona mbronte me një skemë 7-3-0. Kemi patur një mur përpara vetes", ka thënë Conte.

"Kemi treguar se jemi të pjekur dhe kemi dëshirë për të fituar. Fitore të tilla konfirmojnë se po krijojmë diçka të bukur. 21 pikë në 12 ndeshje janë një arritje e bukur. Dua t'i falënderoj këta djem, që kanë kaluar një pengesë tjetër duke luajtur me zemër. Po përmirësohemi në aspektin psikologjik".

"Jemi të lumtur për vendin e parë në renditje. Nuk e kishim imagjinuar që të kishim 31 pikë në këtë moment. Sot kemi luajtur ndeshjen e shtatë në pak ditë. Dua t'ia dedikoj këtë fitore vazjës sime, Vittoria, që sot ka ditëlindje".

"Në fund të pjesë së parë u kam thënë lojtarëve që të kishin durim. Mendoj se ka qenë shumë e rëndësishme ajo që ka bërë Batoni në pjesën e dytë, ka luajtur si mesfushor dhe ka depërtuar në zemrën e mbrojtjes kundërshtare", ka përfunduar Conte.
Shtuar më 09/11/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori