Conte flet për lojtarët pas ndeshjes
Pëlqej
Conte foli më shumë në lidhje me Batshuayin, barazimi i të cilit ishte gol i 100-të në ligë që kur tekniku italian ka mmarë komandën e Chelseat.

"Mos harroni që Michy është një lojtar i ri. Për të kjo është përvoja e parë e madhe me një ekip të madh. Nëse e krahasoni këtë sezon me të fundit, Michy po luan shumë. Kundër Crystal Palace performanca e tij nuk ishte e mirë, por jo e tij, e gjithë ekipi luajti keq.

"Kam një skuadër dhe i besoj secilit prej lojtarëve të mi. Unë përpiqem ta transferoj këtë mesazh tek lojtarët e mi. Sot, ai ka pasur një ndikim të pabesueshëm dhe ai duhet të vazhdojë në këtë mënyrë: të punojë, të punojë dhe të ketë durimin për të kuptuar, ai duhet të presë momentin e tij dhe pastaj kur të ketë mundësi, të më tregojë se po përmirësohet". tha italiani në përfundim të ndeshjes. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori