Conte: Gjyqtarët italianë, më të mirët
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është shprehur se gjyqtarët nga Italia janë më të mirët në botë dhe meritojnë të trajtohen me respekt.

Së fundmi gjyqtarët janë sulmuar nga trajneri i Interit, Mazzarri dhe lojtari i Fiorentinës, Valero, për mos gjykim të drejtë. Por, Conte i cili ka shumë arsye të jetë i kënaqur me referimin, është hedhur në mbrojtje të tyre.

“Nuk më pëlqeu ajo që ndodhi vitin e kaluar, kur kam thënë disa fjalë të vrazhda pas ndeshjeve të Juventusit për gjyqtarët. Ne atëherë merituam një penalti ndaj Genoas por nuk na e dhanë”.

“Unë kam bërë gabim që jam sjellë ashtu. Unë kam kërkuar falje dhe ndryshova qëndrimin tim ndaj gjyqtarëve. Unë preferoj të flas për futboll. Gjyqtarët tanë janë më të mirët në botë dhe ne duhet të respektojmë atë që ata bëjnë”, ka thënë Conte.
Shtuar më 28/02/2014, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori