Conte i ashpër me Balotellin: Duhet uri, jo famë
Pëlqej
Pas 77 vjetësh Italia arrin të marri një fitore në Norvegji. Antonio Conte debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme në një ndeshje zyrtare me kombëtaren e Italisë, duke mundur 2-0 Norvegjinë.

"Kemi nevojë për njerëz të uritur për sukses dhe jo për njerëz të famshëm. Djemtë janë të kënaqur, pasi i kanë kuptuar idetë e mija", kështu është shprehur trajneri i Italisë menjëherë pas suksesit në Norvegji duke shigjetuar sulmuesin e ri të Liverpool, Mario Balotellit.

Ish-trajneri i Juventusit e ka vlerësuar kombëtaren e Norvegjisë duke thënë se çdo ekip do ta ketë të vështirë të fitojë ndaj nordikëve.

Conte është pyetur në lidhje me paraqitjen e Simone Zaza, autori i golit të parë dhe zëvendësuesi i Balotelli-t në sulm: "Kam nevojë për njerëz të cilët dëshirojnë të fitojnë. Tashmë nuk ka më kthim prapa". /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori