Conte i frustruar me mos marrjen e tre pikëve ndaj West Hamit
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është shprehur i frustruar pas barazimit 1-1 "në Stamford Bridge" ndaj West Hamit.

“Është e vështirë për t’u sqaruar kjo”, u shpreh fillimisht Conte.

“Ne dominuam ndeshjen dhe krijuam shumë, shumë raste shënimi, por nuk shënuam dhe kjo sqaron sezonin tonë”.

“Ne kemi pasur paraqitje të mira gjithë sezonin, por duhet të shënojmë gola. Kjo nuk është hera e parë që na ndodh një gjë të tillë dhe duhet të përmirësohemi shumë. Kur qëndroni në këtë pozitë në tabelë, do të thotë se keni një problem”.

“Nevojitet dëshirë për të shënuar golin e dytë, të tretë dhe të katërt”, përfundoi Conte për Sky Sports. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2018, ora 00:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori