Conte i zhgënjyer me skuadrën e tij: Nuk po finalizojmë rastet e krijuara
Antonio Conte ka dhënë disa komente pas barazimit me Parma.

Inter siguroi një pikë ndaj Parmas, krejt falë golit të vonshëm të Ivan Perisic.

‘Nerazzurri’ ktheheshin nga disavantazhi prej 2:0, por kjo nuk e kënaq Conten, pasi trajneri beson se skuadra nuk po konkretizon rastet.

"Nuk është hera e parë që dominojmë lojën dhe nuk fitojmë. Nëse nuk shënon golat, nuk fiton. Përsëri kemi humbur shumë raste, kemi bërë gabime", ka thënë Conte.

"Krijuam shanse, por finalizimi është problemi", shtoi italiani.

Inter tashmë mbetet me 11 pikë, duke qëndruar në diferencë me liderët e tabelës
Shtuar më 31/10/2020, ora 21:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori