Conte identifikon fajtorin për barazim me Slavia Pragues
Barazimi 1-1 përballë Slavian e Pragës ka shqetësuar Antonio Conten.

Pas përfundimit të ndeshjes në një reagim për mikrofonët e “Sky Sport”, tekniku i zikaltërve nuk ishte i kënaqur me lojën e ekipit të tij ndaj skuadrës çeke.

"Slavia e Pragës luajti si një ekip i madh europian, me ritëm të lartë dhe intensitet. Na bëri një presing që nuk po gjenim dot zgjidhje. Deri tani ekipet na kanë pritur në mbrojtje, por Slavia na sulmoi, dhe kjo na bëri të vuajmë. Nuk jam i kënaqur me paraqitjen sot. Unë jam i pari përgjegjës, sepse nuk bëra zgjedhjet e duhura.

FORMACIONI – Nuk ka nevojë për ndryshime, djemtë duhet të lihen të qetë, por ky nuk është futbolli që duam të luajmë. Kur ka vështirësi, duhet të tregojmë më shumë personalitet. Kemi ende përmirësime për të bërë. Sot nuk treguam idenë tonë për lojnë. Nga djemtë ka dëshirë për të punuar, por duhet të rritemi. Ende.

TOPA TË GJATË – Ne nuk stërvitemi që të luajmë me topa të gjatë. Përgatisim situata të vështira loje, por e urrej të luajmë me topa të gjatë. Sot nuk kishim as planin B, për të bërë diçka ndryshe.

Shtuar më 17/09/2019, ora 22:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori