Conte: Jam i zhgënjyer me barazimin e Chelsea
Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka thënë se ndihet i zhgënjyer për barazimin e skuadrës së tij me Burnleyn.

Chelsea nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Burnley, në kuadër të xhiros së 25-të.

“Ne duhet të jemi të pakënaqur për këtë pikë sepse mendoi se ata nuk lejuan që të zhvillojmë lojën tonë. Kemi mundur të fitojmë, është jo mirë sepse ne e filluam mirë ndeshjen dhe krijuam shanse për të shënuar gola, por pastaj Burnley gjeti golin nëpërmjet gjuajtjes së lirë”, ka deklaruar Conte pas ndeshjes.

“Por tani për ne është e rëndësishme që të kemi një fillim të ri. Barazuam, morëm një pikë dhe duhet të jemi pak të zhgënjyer”, ka thënë më tej ai./Albeu.com/
Shtuar më 12/02/2017, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori